E pranon Bill Gates: Gabimi më i madh i imi, humbja e tregut të telefonave

Themeluesi i Microsoftit, Bill Gates, ka reflektuar për vendimet e tij të ndërmarra lidhur me sistemin operativ të telefonave.

Gjatë një interviste në “Village Global”, Gates ka treguar “gabimin më të madh të tij” e që ishte humbja e tregut të telefonave nga Microsofti.

“Gabimi më i madh i bërë ndonjëherë është keqmenaxhimi që bëra që ndikoi që Microsofti të mos jetë ajo që është Androidi sot. Androidi është standardi për platformat tjera pos Apple-it. Kjo ishte natyrale për Microsoftin që ta fitonte”, ka thënë ai.

Google kishte blerë Androidin më 2005 për 50 milionë dollarë dhe ish-shefi ekzekutiv Eric Schmidt pranoi se fokusi i parë i Google-it ishte të mposhtë Microsoftin në përpjekjet e para të Windows Mobilet. Me kohë, Androidi “mbyti” Windows Mobilen dhe Windows Phonen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë