TOP STORIES

“Dubai Porta Potty”dhe lidhja me vajzat e
“showbizz”-it shqiptar,
flet blogeria e njohur

Dubai Porta Potty” është shndërruar në skandalin e fundit në rrjetet sociale. Video ku një influencer shfaqej duke ngrënë jashtëqitjen e një mashkulli në Dubai, provokoi reagime të ashpra. Duket se buja ka mbërritur edhe në Shqipëri, ku të shumtë kanë qenë ata që kanë mbajtur një qëndrim lidhur me këtë fakt.

Zhaklin Lekatari është ndër personazhet që më së shumti flet për fenomene të tilla, duke sqaruar, por edhe duke na sjellë këndvështrimin e saj për këtë temë. Në intervistën e saj dhënë për “Panorama Plus”, gazetarja zbulon anën tjetër të “Dubai Porta Potty”, si një fenomen seksual, por edhe atashimi që iu bë me femrat e “showbizz”-it shqiptar.

“Dubai Porta Potty” është shndërruar në kryefjalën e rrjeteve sociale, a kishit dëgjuar më parë për këtë fenomen?
Po, kam dëgjuar më parë për fenomenin e “coprophilisë” (marrja e kënaqësisë nga kontakti me jashtëqitjet), apo dhe pjesës më tabu të kësaj sjelljeje atipike, që është “coprofagia” (pra, ngrënia e jashtëqitjeve). Markezi de Sad, një aristokrat francez, është nga të paktët shkrimtarë, pioner i sadizmit, libidosë dhe erotikës, para dhe vetë Frojdit, e përshkruan këtë gjë si një akt delikat dhe filozofik. Markezi De Sad, por me pas dhe Frojdi, kanë folur dhe shkruar për trupin e njeriut, duke e trajtuar atë si një plejadë kënaqësish dhe dhimbjesh të përcaktuara nga dëshirat, instinktet dhe orekset seksuale. Simone de Beauvoir pastaj e ka identifikuar de Sadin, si pararendës të Frojdit në kuptimin e intuitës së parafilive seksuale. Janë romanet e tij që kanë frymëzuar termin sadist, pra një person që sjell kënaqësi, veçanërisht seksuale, nga shkaktimi i dhimbjes apo poshtërimit të tjerëve.

Në rrjet është përshkruar si një akt i neveritshëm, si e sheh Zhaklina?
Unë e shoh si një sjellje atipike, por nuk e përcaktoj dot me saktësi nëse kemi të bëjmë me një parafili, me një çrregullim parafilik apo një raport pushtet-eros. Ka shumë pak informacion rreth kësaj ngjarjeje dhe në fund të ditës, pa të dhëna të vërteta çdo gjë ngel në kuadrin e hipotezës dhe hamendësimit. Parafilët ndahen në dy kategori të përgjithshme, detyruese dhe jo-detyruese, dhe dallimi kryesor është elementi i detyrimit dhe cenimit të lirisë së dikujt tjetër. “Coprophilia”, por mbi të gjitha “coprofagia” janë dhe të rrezikshme sidomos për shëndetin, duke parë që feçet kanë baktere që në fund rrezikojnë mirëqenien e përgjithshme.

Mendoni se videoja e publikuar e sjell të plotë realitetin tjetër të Dubait, larg luksit?
Jo, nuk mendoj që një video e vetme mund të pasqyrojë plotësisht realitetin e një vendi, kulture apo konteksti tjetër. Sigurisht që në botë prostitucioni ka ekzistuar dhe do vazhdojë të ekzistojë bashkë me njerëzimin, kështu që nuk jam e habitur nga kjo ngjarje apo e tronditur nga anët e errëta të botës që në fakt janë aty që në gjenezë, sepse janë pjesë e natyrës njerëzore. Pra, nuk kam menduar ndonjëherë që ka një qytezë në botë që është parajsa tokësore kur fenomenet negative dhe çrregullimet në sjelljet njerëzore nuk ekzistojnë.