Lajme

Deputetja e PDK-së për Tomë Gashin: Turp, ai shkelmoi një fëmijë, s’ka vend në studio televizive

Deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi ka reaguar rreth debatit të ashpër që ndodhi mbrëmë mes avokatit Tomë Gashi dhe zyrtarit të PSD-së Nol Nushi që eskaloi edhe në konfrontim fizik.

Idrizi në shkrimin e saj në facebook ka theksuar se avokatit Tomë Gashi  nuk duhet ti jepet hapësirë nëpër emisione televizive për të vazhduar me ofendime.

Idrizi ka kujtuar edhe episodin e tij të fundit kur Gashi ka shkelmuar një fëmijë në rrugë dhe nuk u dënua.

Dhe këtij njeriu, prapë i ipet hapësirë në televizionet tona, për të vazhduar me sulme e ofendime.”

Postimi i plotë:

Dhe këtij njeriu, prapë i ipet hapësirë në televizionet tona, për të vazhduar me sulme e ofendime.
Sa shpejt u harrua prej disave sjellja e tij e dhunshme ndaj një fëmiu në rrugë. Ky njeri shqelmoi një fëmijë dhe nuk u denua.
Ky në vend se të denohej dhe të bojkotohej nga të gjithë, ky kokëlartë vazhdon të bëjë të njejtën, të ofendoj e shajë edhe atë në studio televizive. Turp!