Showbiz

Dafina Zeqiri, pretendentja kryesore për t’a fituar çmim muzikor në Suedi

Këngëtarja super e talentuar Dafina Zeqiri, konsiderohet diva e vërtetë shqiptare. Ajo, përgjatë karrierës muzikore ka pasur suksese të panumërta, të cilat vazhdojnë të rriten.

Këngëtarja shqiptare vlerësohet si ndër emrat më të fuqishëm të kësaj fushe dhe jo pa arsye. Pa dyshim, diva e muzikës është mjaft e pëlqyer dhe në Suedi, vendi ku ka kaluar një pjesë të mirë të jetës së saj.

Ajo, në fakt, është pretendetja kryesore për të fituar çmimin për Eksporti i Muzikës.

Duket se kontributi i saj po vlerësohet shumë në Suedi. Këngëtarja është nominuar nga qeveria suedeze për Çmimin e Eksportit të Muzikës. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe e Çështjeve Nordike, Anna Hallberg, nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Muzikantët suedezë kontribuojnë në drejtimin e vëmendjes në Suedi dhe unë jam shumë e lumtur dhe krenare që jam në gjendje të prezantoj sot kandidatët për çmimin qeveritar të eksportit muzikor 2020″.