Lajme

Daçiqi konsideron se vendimi për targat është spastrim etnik i serbëve nga Kosova

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, vënien e masës së reciprocitetit për targat nga Qeveria e Kosovës e ka quajtur “shkelje të marrëveshjeve të Brukselit”.

Ai për agjencinë Tanjug, ka thënë se Serbia ka ftuar Bashkimin Evropian, sipas tij, të sqarohet nëse këto marrëveshje vlejnë ende. E vendimin për targat, ai e ka quajtur spastrim etnik të serbëve, gjë që sipas tij, Serbia nuk do ta lejojë. Po ashtu ka thënë se kjo mund të shkaktojë krizë, madje botërore.

“Ata (zyrtarët kosovarë v.j.) duan të shohin se si do të reagohet në përdorimin e forcës dhe nëse do t’u shkojë kjo. Jam i sigurt se në kokat e tyre ka ende shumë aksione. Presidenti Vuçiq ishte i qartë – NATO është përgjegjëse për ofrimin e sigurisë me rezolutën 1244. Ne publikisht ua tërheqim vërejtjen se Serbia nuk do të lejojë spastrim të sërishëm etnik të serbëve nga Kosova, sikurse ka bërë Kroacia në Krahinën serbe. Kjo është provokim për një krizë, jo rajonale, por botërore”, ka thënë Vuçiqi.