Bota

Biden: Trump ka tradhtuar kombin tonë dhe ka shkelur kushtetutën

Kandidati për president nga radhët demokratike, Joe Biden ka thënë se Trump ka shkelur kushtetutën dhe për këtë gjë ai duhet të hetohet.

Kjo ishte heera e parë që Biden ka folur me këtë ton, dhe me këtë qasje ndaj Trump.Gjatë një fjalimi të fushatës 25-minutëshe në Neë Hampshire, ai tha: “Në sytë e gjithë botës dhe vendit tonë, Trump ka shkelur betimin që ai ka bërë për detyrën e tij, pasi ai tradhtoi këtë komb.’’

Z. Biden ishte duke iu referuar pretendimeve që presidenti u kërkoi fuqive të huaja të ndërhyjnë në zgjedhjet e vitit 2020 dhe më pas nuk pranoi të bashkëpunonte me një hetim të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Ky është një president që ka treguar që ky komb nuk ka mjetet, fuqinë, vullnetin politik për të ndëshkuar sjelljet e këqija,” shtoi ai.

“Ai nuk është vetëm duke na testuar. Ai po qesh me ne.”