Lajme

Biden i shkruan letër Vuçiqit, i kërkon dialog për njohjen e pavarwsisë së Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka kërkuar zyrtarisht presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që shteti që ai udhëheq ta arrijë një marrëveshje me Kosovën, që do të përfshinte njohjen e saj si shtet i pavarur.

Biden, në një letër të publikuar nga mediat serbe, ku i ka shkruar Vuçiqit me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë, ka theksuar mbështetjen e shtetit më të fuqishëm në botë për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Për herë të parë, një mesazh i llojit të tillë është dërguar nga SHBA-ja në mënyrë kaq eksplicite, ku nënvizohet se zgjidhja e problemit me Kosovën, për Serbinë është veçse ta njohë atë si shtet të pavarur.