FutbollSporti

Benjamin Kololli realizon “hat-trick” në fitoren 4-3 të Zurich’ut

Në orët e mëngjesit e ditës së sotme, Zurichu ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Hallescher’in.

Helvetikët fituan 4-3, derisa futbollisti i kombëtares “kaltër e verdhë” realizoi “hat-trick”.

Fillimisht Kololli e zhbllokoi rezultatin në minutën e gjashtë të ndeshjes, kur e shënoi golin e tij të parë, ndërsa 13 minuta më vonë e realizoi edhe golin e dytë. “Hat-trickun” arriti ta kompletojë në minutën e 74-të.

Ai dhe skuadra e tij do ta kenë edhe një tjetër ndeshje miqësore, kurse kampionati në vendin e çokollatave fillon me 25 të muajit Janar.

Kujtojmë se bashkë me Kolollin te Zurichu janë edhe dy lojtarë tjerë të Kosovës, Hekuran e Mirlind Kryeziut.