Shëndetësi

BE do t’u japë 651 mijë vaksina Pfizer vendeve të Ballkanit Perëndimor

Së shpejti në rajon pritet të mbërrijnë 651,000 vaksina “Pfizer” nga Bashkimi Evropian.

Lajmin fillimisht e bëri të ditur kryeministri Rama në rrjetin e tij social “Facebook”, i cili u lajmërua përmes një telefonate nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ursula von der Leyen njoftoi në “Twitter” se Komisioni Evropian ka financuar vaksina për t’u shpërndarë në Shqipëri dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Ajo informoi se ka biseduar me kryeministrin Rama për këtë dhe theksoi se Komisioni Evropian ka për qëllim që punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë të vaksinohen sa më shpejt.