Shqipëri

Basha: Po bëjmë gjithçka për t’u dhënë shqiptarëve shpresë

“Dita e zhvillimeve politike sot dhe atyre që do të vijnë do të jetë plot me lajme, me prioritete, me zhvillime. Për një gjë ju siguroj, se gjithçka që po bëhet po bëhet për t’i shërbyer një qëllimi që shkon përtej Partisë Demokratike dhe opozitës, qëllimi për t’u dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe dalje nga kriza. Kështu që në këtë kuptim ndjehem i inkurajuar nga takimet sot dhe do të vazhdoj t’ju mbaj të informuar”.

Kështu ka deklaruar kreu i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Fillimisht gjatë ditës së sotme, Basha është takuar edhe me Presidentin e Parlamentit, Evropian David Sassoli dhe më pas me delegacionin e Kongresit të Autoriteteve Lokale në Komisionin Europian.

Për sa i përket Yuri Kim, ky është takimi i parë me kreun e Partisë Demokratike. Ndërkohë këtë pasdite Basha pritet të takohet edhe me aleatët e tij./ Opinion.al