Bota

Austria, në prag të mbylljes totale

Kryetarët e Bashkisë, (kryetarët e landeve) të Austrisë së Epërme dhe Salzburgut, dy vendet më të prekura nga pandemia në Austri, pritet të vendosin një bllokim në gjithë vendin edhe për personat e vaksinuar.
Kryeministri i Austrisë së Epërme, Thomas Steltser, deklaroi se “nuk ka më vend për diskutime” dhe kërkoi që të merren masa të ngjashme në gjithë vendin.
Gjatë 24 orëve të fundit, +15,145 raste të reja me Covid u regjistruan në Austri.

Nesër pritet të merret vendimi nëse përveç izolimit, do të merren masa më të rrepta edhe për të pavaksinuarit në nivel kombëtar. Në Austri, shkalla e incidencës për 100,000 banorë në shtatë ditë shënoi një rekord të ri sot, duke shkuar në 989.