Të fundit

Arrestohet avokati i cili e çoi në Prokurori kallëzimin penal për keqpërdorim të parave të Qeverisë Kurti për Luginën

Avokati nga Gjilani, Hamdi Jashari i cili sot është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka marrë para nga një palë me pretendimin se do të ndikojë me to te gjyqtarët, është edhe avokati i cili ka dorëzuar në Prokurori kallëzimin penal të kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi mbi keqpërdorimet e fondit të Qeverisë të parapara për Luginën.

 

Gazeta Insajderi kishte siguruara kallëzimin penal të Arifit, ku shihet se si avokat ka Hamdi Jashari, i cili tashmë po dyshohet për ndikim e është dërguar në mbajtje.

Jashari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ai po dyshohet se ka marrë kundërligjshëm 8 mijë euro.