Lajme

Arkiv:Ja si dukej një biletë për taksë në Bashkinë e Gjilanit gjatë viteve 1941-1944

Shumë familje në Kosovë ende mbajnë si relikt dokumente me vula të Shqipërisë, kur u bashkuan për tri vjet Kosova dhe Shqipëria (1941-1944). Ata i kanë kujtim dokumentet nga ajo kohë, ndërsa tre vjetët i konsiderojnë “Tri ditë Shqipni”.

Gjatë atyre viteve, njësitë territoriale-administrative më të vogla ishin bashkia në qytet dhe komunat në fshatra.

Gjilani Online kësaj radhe ju sjell një biletë takse nga “Bashkija e Gjilanit”, në kohën kur Leku shqiptar përdorej si valutë kombëtare edhe në këto anë.

Kryetar i parë i Bashkisë së Gjilanit ishte Ramush Osmani nga Gjilani.

Ja dhe fotografija se si ka qenë bileta për taksë: