Të fundit

Sinani dhe Arifi reagojnë pas vendosjes së gurthemelit të Universitetit në Mitrovicë të Veirut nga Qeveria Serbe

Para disa ditëve u vendos gurthemeli i Univesitetit paralel në Mitrovicën e Veriut të Kosovës, nga Qeveria e Serbisë, transmeton Ministria e Lajmeve.

Ky invenstim nga Serbia do të kushtojë rreth 6 milion euro për ndërtimin e Universitetit, e në lidhje me këtë kanë reaguar kryetarja e Komunës Preshevës Ardita Sinani dhe kryetari i APN’së Shqiprim Arifi.

znj. Sinani në postimin e saj kritikoi Qeverinë serbe për investimin 6 milion eurosh në Veri të Kosovës, ndërsa për vërshimet në Preshevë nuk dha asnjë ndihmë konkrete.

Po ashtu edhe z.Arifi shkroi se Qeveria e Serbisë po investon miliona euro në Kosovë për shumë vite me radhë, ndërsa në anën tjetër thirrjet për mbështetje nga Lugina e Preshevës në dy dekadat e fundit drejtuar autoriteteve zyrtare në Shqipëri e Kosovë gjatë diskutimeve dhe takimeve të panumërta për ngritjen e çështjes së shqiptarëve ne këtë krahinë, nuk kanë patur suksesin praktik dhe si të tilla, mund të themi se kanë dështuar.