LajmeTë fundit

Ambasadori i Gjermanisë z. Thomas Schieb viziton Komunën e Preshevës

Kryetari Komunës Shqiprim Arifi bashkë me zëvendës kryetarin Armend Aliun, pritën sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë z. Thomas Schieb.

Gjatë këtij takimi u bisedua për zhvillimet tona në Luginë të Preshevës ku theks të veçant iu dha Rikthimit të Gjykatës themelore në Preshevë, Hapja e kufirit Miratoc-Llojan dhe zhvillimi ekonomik në vendin tonë.

Ambasadori z. Schieb premtoi se Shteti Gjerman do të përkujdeset për Shqiptarët e Luginës së Preshevës, do të ndikoj në përmirësimin e jetës së qytetarëve tonë.