Të fundit

Alarmante: Vetëm javën e fundit në Preshevë, janë regjistruar 207 pozitiv me Covid-19

Sipas informacioneve të marra nga Shtëpia shëndetit, në komunën e Preshevës në shtatë ditët e fundit janë regjistruar 207 persona pozitiv me Covid-19, raporton Ministria e Lajmeve

Situata epidemiologjike në vendin tonë si duket përsëri ka dalur nga kontrolli ndërsa ende nuk kemi asnjë mbledhje nga Shtabi Komunal për Kriza të Jashtëzakonshme në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.

I bëjmë thirrje organeve komunale që të marrin masa të menjëhershme për parandalimin e shpërndarjes së virusit Covid-19, sepse shifrat janë duke shkuar në rritje dhe kjo gjë sigurisht që rëndon situatën epidemiologjike dhe shton frikën tek qytetarët.