Akil Gjakova merr medaljen e artë në Hungari: Mposht xhudistin rus në finale
Akil Gjakova ka arritur që t’i sigurojë Kosovës medaljen e artë nga garat e ‘Grand Prix’ të mbajtura në Budapest të Hungarisë.
Xhudisti i jonë arriti që në finale ta mposht xhudistin nga Rusia, Georgii Elbakiev, dhe kështu të marrë medaljen e artë në kategorinë -73 kilogramë.
Gjithashtu, medalja e artë ia sjell atij edhe 700 pikë Olimpike për Tokio 2020.
Akil Gjakova kishte treguar formë të lartë në ‘Grand Prix’ që nga fillimi dhe me plotë meritë mori medaljen e artë.
Gjakova arriti që në gjysmëfinale ta mposht xhudistin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turaev, teksa në çerekfinale mundi me një ippon mjeshtëror, japonezin, Masashi Ebinuma, medalist i bronztë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.