Lajme

Ademi: Ju djemtë e ri, mos e përdorni idealin fetarë, fenë dhe Zotin në dobi të promovimit të partive tuaja politike

Imami Nexhmedin Ademi në një postim të tij në facebook ka porositur djemt e ri të cilët kanë gravituar në politikë, të mos e përdorin idealin fetarë, fenë dhe Zotin në dobi të promovimit të partive tuaja politike.

Në vazhdim ju sjellim postimin e tij të plotë:

Ju djemtë e ri që keni gravitu në parti politike, në fushatën për promovimin tuaj si iks kandidat, ju kisha lutë mos ta përdorni idealin fetarë, fenë dhe Zotin në dobi të promovimit të partive tuaja politike.

Politikbërja dhe ideali, e sidomos ai fetarë, tek ne, sot janë pothuajse mision i pamundur për shumë arsye. Jo pse ju nuk e duani idealin. Është ambienti politik ai që nuk ua mundëson materializimin e idealit tuaj në politikbërje.
Ata që përdorën shenjtëritë fetare për të ndërtuar imazhin e një politikani premtues, po ky ideal i ka fundosur si është më së keqi.
Mund të duket jo popullor ky konstatim. Megjithëatë, jo në pak raste, ka rastisur që mendimet jo popullore më së miri i kanë dekonstruktuar mashtrimet si realitete të imponuara.