Shëndetësi

A e shkakton koronavirusi diabetin: Mjekët janë të brengosur, insulinë u nevojitet edhe atyre të cilët nuk e kanë pasur sëmundjen e sheqerit

Të dhënat e reja tregojnë që coronavirusi mund të jetë shkaktar i shfaqjes së diabetit te personat e shëndetshëm

“Në bazë të periudhës së shkurtër të kontaktit të njerëzve me coronavirusin, mekanizmi i saktë me ndihmën e të cilit virusi ndikon në metabolizmin e glukozës është ende i paqartë dhe ne ende nuk e dimë a paraqet dukuria akute e diabetit te këta pacient tipin 1, tipin 2, apo një formë të re të diabetit”, ka thënë Francesco Rubino, MD, nga Kings College London, në një deklaratë për medie, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, a shkakton sindroma e rëndë, akute respiratore e coronavirusit 2 (SARS-CoV-2) diabetin te personat të cilët nuk kanë vuajtur nga ai para se të jenë infektuar me coronavirus?

“Nuk ka fakte të forta të cilat tregojnë që COVID-19 shkakton shfaqjen e diabetit”, ka thënë Riyaz Patel, MBBS, kardiolog, në London University, UK.

Ekspertë të shumtë theksojnë që të shikohet veprimi dydrejtimësh midis COVID-19 dhe diabetit. Të sëmurët nga diabeti më lehtë sëmuren nga infeksioni COVID-19.

Nga ana tjetër, infektimi me coronavirus 2 shkakton reagime të rënda metabolike te të sëmurët nga diabeti, duke përfshirë edhe ketoacidozën e diabetit dhe gjendjen hiperosmolare të cilat kërkojnë doza të larta insuline.

Mirëpo, ende nuk dihet a do të qëndrojnë ndryshimet në metabolizmin e glukozës edhe kur infeksioni qetësohet apo pas tij të zhduket.

Sa shpesh do të shfaqet ky diabet? A është ai diabet i tipit 1 apo 2?

“Ne ende nuk e dimë shpeshtësinë e shfaqjes së diabetit të sapokrijuar për shkak të sëmurjes nga COVID-19, Mirëpo, është e mundshme të coronavirusi rrit rrezikun nga diabeti i ri në të ardhmen”, ka thënë Paul Zimmet, profesor i diabetologjisë në Universitetin Monash, Australisë, dhe udhëheqës i hulumtimeve në projektin e regjistrit Covi Diab.

Diabeti, që ndodhet në mesin e sëmundjeve që shkakton rezultate serioze te pacientët me COVID-19, është sëmundja më e zakonshme pas sëmundjes kardiovaskulare, ndërsa u zbulua se rreziku i vdekjes së pacientëve me COVID-19 me diabet është 12 herë më i lartë.