Ambasadori amerikan-liderëve kosovarë: Mos i shfrytëzoni viktimat për përfitime politike
Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, përmes një postim në Twitter ka thënë se të mbijetuarit duhet të trajtohen me respekt e ndjeshmëri.
Ai ka bërë thirrje që viktimat të mos shfrytëzohen për përfitime politike nga liderët.
“Të mbijetuarit e mizorive duhet të trajtohen me respekt, dinjitet dhe ndjeshmëri. Liderët e Kosovës duhet t’i ndihmojnë viktimat që të shërohen, e jo t’i shfrytëzojnë për përfitime politike”, ka shkruar Kosnett.
Reagimi i ambasadorit amerikan vjen pas publikimit të një fotografie në të cilin shiheshin disa persona me uniforma ushtarake teksa kryenin marrëdhënie se****le me një grua.
Për fotografinë e prezantuar para medieve, Flora Brovina është intervistuar nga Prokuroria Speciale për rreth 4 orë.
Pas intervisitmit, Brovina kërkoi falje duke thënë se “fotografia mund të jetë e falsifikuar”.