Opinione

Robelli : Mos u tallni me viktima

Nga Enver Robelli

Pasi i korrigjuan kufijtë e Kosovës, liberalizuan vizat, pasi i shembën monopolet e oligarkëve të lidhur me Serbinë, pasi ndalën emigrimin, pasi punësuan mbi 200 mijë njerëz, pasi e kthyen Çakorin brenda Kosovës, pasi i ngritën rrogat në 1000 euro, pasi e bashkuan Mitrovicën, luftuan krimin e korrupsionin, ndreqën sistemin shëndetësor e arsimor, pasi e bënë Kosovën Zvicër, tash sundimtarët e Kosovës do të themelojnë Tribunal Ndërkombëtar për të ndjekur kriminelët serbë të luftës. Po këtë përrallë nuk ua beson as arusha nga rrethina e Prizrenit. Mos hyni në gjynah me viktimat! Tallja me viktima vetëm i traumatizon ato sërish. Viktimat nuk janë vegla për lojërat e pista të politikanëve.