MaqedoniTë fundit

Maqedonia voton, shpresë pë president janë vetëm shqiptarët

Maqedonia sot (5 maj) voton për Presidentin e ardhshëm të vendit. Ky është rrethi i dytë i votimeve pasi në të parin nuk u zgjodh i pari i shtetit nga qytetarët që nuk ishin të interesuar për të votuar, transmeton Mimistria Lajmeve.


41.79% ishte dalja në rrethin e parë, apo 755.702 votues zgjodhën në mes Blerim Rekës, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Pas numërimit të votave nga KSHZ-ja, ndarja e votave ishte si në vazhdim:

1. Blerim Reka – 79921 apo 10.58% të votave.

2. Gordana Siljanovska-Davkova – 319.225 apo 42.24% të votave.

3. Stevo Pendarovski – 323714 apo 42.84% të votave.

Si në gjithë ciklet tjera zgjedhorë, edhe këtë herë kishte 32811 vota të pavlefshme, apo 4.34% të votave të përgjithshme.

Rezultatet e rrethit të parë për President

Maqedoni këtë herë zgjedh presidentin e pestë me radhë në procesin e gjashtë zgjedhor. Më herët president të shtetit kanë qenë: Gjorg Ivanov me dy mandate (2009-2019), Branko Cërvenkovski (2004-2009), Boris Trajkovski (1998-2003, ndërroi jetë si president) dhe Kiro Gligorov (1992-1998 – i mbijetoi atentatit).

Sot zgjedhjet mbahen për së pari herë me emrin e ri të shtetit, pas marrëveshjes me Greqinë për riemërimin e Maqedonisë në Maqedonia e Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Shqiptarët në pjesën e dytë të fushatës, pas rrethit të parë, kanë qenë të shënjestruar për t’i bindur që të votojnë për Siljanovska-Davkovan apo Pendarovskin, që garojnë në rrethin e dytë.

Rregulli për rrethin e dytë sipas Ligjit për zgjedhjet presidenciale është i qartë. Për t’u zgjedh president duhet që në zgjedhje të dalin të paktën 40% e votuesve, apo 723,252 votues nga Lista zgjedhore që numëron 1,808,131 votues gjithësejt. Rezultatet e para përfundimtare duhet të dalin pas orës 22:00. Ndërsa, gjatë ditës së sotme mbahen edhe zgjedhje lokale edhe në Ohër dhe komunën e Novo Sellës.