KryesoreLajme

Veseli i del në mbrojtje Haradinajt: Nuk e ‘djegim’ asnjë Lider sherri Serbisë

Kryeparlamentari Kadri Veseli i ka dalur në mbrojtje Haradinajt duke thënë se taksa 100% është bërë bajat. Ai ka theksuar se nuk do ta vë në qosh asnjë udhëheqës të saj për shkak të Serbisë, transmeton Ministria Lajmeve.


Kosova nuk ka Shef. Por ka President, Kryeministër dhe Institucione që për qëllim e kanë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara (OKB), ka thënë Veseli pas takimit me liderët, për koordinim para takimit të Parisit.

“Mos e minimizoni, ne shkojmë në procese vetëm me një qëllim, Kosova në OKB. Kosova ka qëndrim shumë të qartë euro atlantik. Edhe diçka për taksën se kemi nis me u bo bajat, nuk kemi ndër mend me marrë vendim që vë në qosh asnjë udhëheqës të shtetit të Kosovës. Kurrë s’kemi me u nënshtruar ndaj Serbisë”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se Kosova do të shkojë në Paris, e unifikuar.

“Jemi të vetëdijshëm për procesin e rëndësishëm që po kalon Kosova drejt OKB’së. Ne vendimmarrjen e kemi marrë në Kuvendin e Kosovës . Edhe një mesazh për qytetarët tonë, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Qytetarë të Kosovës, po flasim për obligimet që duhet t’i merr Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, ndaj qytetarëve, ndaj fqinjëve. Për ne i rëndësishëm është ky proces, ne do të marrim pjesë në mënyrë të unifikuar. Kosova do të shkojë edhe në Paris edhe kudo që ftohet. E falënderojmë zonjën Merkel dhe zotërin Macron”, ka thënë ai.