Presidenti serb përplaset me gazetarët e Kosovës rreth Ligës së Kampionëve
Aleksander Vuçiq pas takimit me Përfaqësuesen Speciale, Federica Mogherini është ndalur të flas për media.
Aty kishte edhe gazetar nga Kosova. Duke e parë këtë, Vuçiq ka vendosur që t’i provokoj ata, transmeton Indeksonline.
Deri sa po fliste, ai tha se do të rregulloj stadiumin e Beogradit që të luhet kompeticioni i futbollit, Liga e Kampionëve aty.
Gazetari, Fidan Rama nga TV Dukagjini i tha se edhe në Prishtinë luhet Liga e Kampionëve .
Vuçiq pastaj ju drejtua duke i thënë se do ta ndërtoj një stadium në Graqanicë.
Graqanica është qytet i Kosovës, iu përgjigj gazetari Rama.
Ndër të tjera Vuçiq tha se dëshiron ta mësojë gjuhen shqipe sepse atë po e njohin gazetarët. Por i menjëhershëm ishte reagimi i gazetarit Rama i cili tha se jemi të gatshëm ta paguajmë. Ndërsa Vuçiq i nervozuar pyeti, ju të më paguani?….dhe më pas u largua nga gazetarët.