Përfaqësuesit e Komunës së Preshevës merrin pjesë në takimin për programin “Evidentimi dhe regjistrimi i të drejtave pronësore”
Një nga programet më të rëndësishme për evidentimin e objekteve të pa legalizuara është “Evidentimi dhe regjistrimi i të drejtave pronësore”, i cili synon të mundësojë një proces më të drejtë, transparent dhe gjithëpërfshirës të legalizimit të pronave.
Sot morëm pjesë në takimin informues të organizuar nga Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës dhe Agjencia Republikane e Gjeodetisë së Serbisë, ku diskutimi u përqendrua në mënyrën e zbatimit të këtij programi në nivel lokal.
Në këtë takim, të udhëhequr nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Ana Bërnabić, dhe Ministrja znj. Sofronijević, morën pjesë edhe përfaqësues të organizatës NALED dhe njësive të vetëqeverisjes lokale.
Nga Komuna e Preshevës morëm pjesë:
• Ekrem Salihu, Inspektor i ndërtimit
• Enver Aliu, Sekretar i Këshillit Komunal
• dhe unë, në përfaqësim të Komunës së Preshevës.
Ky program do të kontribuojë në rritjen e sigurisë juridike të pronarëve, përmirësimin e planifikimit urban dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunave tona.