Të fundit

Aksident tragik në “xhadën e vjetër” Preshevë-Bujanoc, humb jetën një person nga fshati Ashanë

Nje aksident me pasoja tragjike ka ndodhur sot nëmagjistralen e vjeter Presheve- Bujanoc rreth ores 20 në mbrëmje, afer fshatit Geraj. Sipas burimeve tè para jo zyrtare, viktima ishte nje 54-vjeçar nga fshati Ashane, i cili po udhetonte me biciklete kur u godit nga nje automjet ne lēvizje.

Nga goditja e fuqishme, 54-vjeçari ka pësuar lendime të renda dhe ka humbur jeten ne vendngjarje. Ekipet policore dhe mjekesore kane dale menjehere ne terren, ndersa shkaqet e aksidentit ende nuk jane të qarta. Hetimet po vazhdone per t zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe per te percaktuar pergjegjesine ligjore.

Banoret e zones shprehen te tronditur nga rasti, duke theksuar se rruga ku ndodhi aksidenti eshte e frekuentuar de shpeshhere e pasigurt per biçiklistet dhe kembësorët.