Vizitë zyrtare: Ministri Demo Berisha nesër në Bujanoc
Sipas një njoftimi nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë, ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror, Demo Berisha, nesër do të qëndrojë në Bujanoc.
Gjatë vizitës, ministri Berisha do të zhvillojë një takim me kryetarin e Trupit Koordinues, Aleksandar Martinoviq, ushtruesin e detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq, si dhe me kryetarët e komunave Bujanoc dhe Medvegjë, Arbër Pajaziti dhe Dragan Kuliq.
Takimi do të mbahet në paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, në rrugën “Karagjorgje Petroviq” bb.
Programi:
- 11:00 – 13:00 – Takim (hapur për xhirim në fillim)
- 13:00 – 13:15 – Deklarata për media