Nga 1 tetori i vitit 2025, paga minimale në Serbi rritet në 500 euro
Paga minimale në Serbi, nga 1 tetori, do të rritet për 9.4 për qind dhe do të jetë 58.630 dinarë, respektivisht rreth 500 euro, është bërë e ditur pas mbledhjes së Këshillit Ekonomiko-Social.
Ministrja e Punës, Milica Gjurgjeviq, theksoi se vendimi është marrë në mënyrë unanime dhe se rritja është rezultat i marrëveshjes ndërmjet Qeverisë, sindikatave dhe punëdhënësve.
Ministri i Financave, Sinisha Mali, sqaroi se paga minimale po rritet nga 53.592 në 58.630 dinarë, ndërsa çmimi për orë pune do të rritet nga 308 në 337 dinarë.
– Kjo rritje e jashtëzakonshme është iniciuar nga Qeveria e Serbisë për të përmbushur premtimin e presidentit Vuçiq se paga minimale do të arrijë 500 euro deri në fund të vitit – tha Mali.
Ai shtoi se tashmë ka filluar diskutimi për rritjen e radhës: sipas propozimit të Qeverisë, paga minimale nga 1 janari 2026 do të jetë 550 euro, me një rritje të re prej 10.1 për qind. Negociatat për këtë do të fillojnë në fund të muajit gusht.