Kryetari i Trupit Koordinues, Aleksandar Martinoviq nesër vizitë zyrtare në Preshevë
Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Dr. Aleksandar Martinoviq, së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të këtij shërbimi, Nenad Mitroviq, ditën e martë, me 15 korrik, do të realizojnë një vizitë zyrtare në Preshevë.
Në Preshevë, vizita nis në orën 11:00 me një takim me kryetaren e komunës, znj. Ardita Sinani. Fillimi i takimit do të jetë i hapur për kameramanë dhe fotoreporterë, ndërsa në orën 11:45 janë paraparë deklarata për media.
Më pas, delegacioni do të vizitojë:
•Shkollën fillore “Profesor Ibrahim Kelmendi” (ora 12:10 – 12:35),
•Zonën Industriale “Çukarka” (ora 12:50 – 13:10),
•dhe fshatrat Crnotincë dhe Rajincë, të cilat janë prekur së fundmi nga zjarret (ora 13:25 – 14:15).
Pas përfundimit të programit në Preshevë, zyrtarët do të zhvendosen në komunën e Bujanocit, ku në orën 14:30 do të zhvillojnë një takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptare me Enkel Rexhepi.