Sinani realizon pagesat për eskursionet e nxënësve të komunës së Preshevës
Organizimi i ekskursioneve për nxënësit ka qenë pjesë e planifikimeve tona që nga fillimi i vitit. Ky aktivitet është përfshirë në buxhetin vjetor të Komunës dhe më pas i është dhënë përparësi edhe në rishikimin (rebalancin) e buxhetit.
Pagesat i kemi realizuar me kohë, para nisjes së nxënësve në ekskursione, sepse e dimë sa i rëndësishëm është ky moment për ta–një përjetim që mbetet gjatë në kujtesën e tyre!
Me shumë kënaqësi ju njoftoj se janë realizuar pagesat për ekskursionet për të gjitha shkollat e komunës sonë:
– Shkollat e mesme (244 maturantë × 17.000 dinarë) = 4.148.000 dinarë
– Shkollat fillore (272 semimaturantë × 10.000 dinarë) = 2.720.000 dinarë
Totali i mjeteve të ndara për ekskursione: 6.868.000 dinarë
Ky nuk është vetëm një aktivitet argëtues–është një investim në përvojën, edukimin dhe kujtimet e fëmijëve dhe të rinjve tanë. Ekskursionet janë mundësi për të mësuar jashtë klasës, për të forcuar miqësitë dhe për të zhvilluar ndjenjën e përkatësisë dhe vetëbesimit.
Gjithmonë pranë brezit të ri–sepse besojmë në potencialin dhe ëndrrat e tyre!