Tri politikane shqiptare në garë për deputete në Bruksel
Tri vajza shqiptare, Qëndresa Gërlica, Luiza Duraki dhe Habibe Duraki, kanë nisur rrugëtimin e tyre politik në, duke kandiduar për t’u bërë pjesë e parlamentit të Belgjikë.
Qëndresa Gërlica dhe Habibe Duraki janë duke kandiduar për t’u bërë deputete në Parlamentin e Blegjikës, kurse Luiza Duraki po kandidon për Parlamentin Federal Belg.
Qëndresa vazhdon ende studimet universitare për shkenca politike dhe ka qenë kandidatja më e re për Asamblenë Komunale të kryeqendrës administrative të Belgjikës dhe të BE-së, duke shtuar kështu suksese të reja rrugëtimin e saj politik.
Luiza ka studiuar drejtesine ne Universitetin e Lire te Brukselit. Ajo ka punuar ne gjykatesin e tregtise ndersa tani punon ne Pallatin e drejtesise.
E Habibe Duraki momentalisht mban pozitën e nënkryetares së komunës Evere. në Bruksel, pas zgjedhjeve që u mbajtën në tetor të vitit 2018, ku edhe ishte një ndër gratë më të votuara.