Nesër hapet Tuneli i Murrizit, Balluku: Vepra më e madhe e verilindjes
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e quan Tunelin e Murrizit, vepër komplekse dhe sfiduese. Balluku informoi se ai do të hapet nesër për qarkullim, duke shënuar kështu përfundimin e Rrugës së Arbrit, të cilën e quajti rruga e të gjithë shqiptarëve.
“Vite e muaj punë e palodhur në një vepër sfiduese infrastrukturore e cila padyshim është edhe vepra infrastrukturore më e madhe e verilindjes”, tha ajo.
Hapja e tunelit të Murrizit e bën të aksesueshme edhe të gjithë rrugën e Arbrit. Një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme, e cila do shënojë rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik për veriun.
Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Ai ka 11 dalje, dhe 7 tunele me gjatësi totale 8,5 km.