Lajme

Në magjistralen Dheu i Bardhë-Gjilan, konfiskohen barna me vlerë rreth 30 mijë euro me baderola nga Serbia

Konfiskon barna nga Serbia me vlerë 30 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në magjistralen Dheu i Bardhë-Gjilan, kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një kosovar, në të cilën kanë gjetur dy pako me barna të ndryshme me banderola të Serbisë.

I dyshuari pranoi se kishte edhe barna të tjera në Prishtinë, ku pas një kontrolli të mëtejshëm në garazhin e tij, u gjetën 169 artikuj barnash të ndryshme, me një vlerë të llogaritur rreth 30 mijë euro.

Vetura dhe barnat janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin personi i dyshuar ka pranuar se ka edhe barna tjera në Prishtinë, me ç’rast njësia e TASKFORC-ës së bashku me Doganën e Kosovës dhe Hetimet Rajonale kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin e shtetit është kryer kontrolli në garazhin e të dyshuarit ku janë gjetur: 169 artikuj barnash të ndryshme, vlera e tyre llogaritet të jetë rreth tridhjetë mijë (30) mijë euro pa llogaritur shmangiet doganore. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit inicohet rasti kontrabandë me mallra”, thuhet në njoftim.