Mediat serbe: Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, sot pritet të japë dorëheqje
Kryeministri Millosh Vuçeviq do të japë dorëheqjen sot, raportojnë media të afërta me qeverinë.
Kryeministri Vuçeviq ka caktuar një konferencë të jashtëzakonshme për media në Qeverinë e Serbisë për sot në orën 11:00 dhe thuhet se do të japë dorëheqje.
Një nga mediat që e konfirmon këtë është “Novosti”.
“Kryeministri i Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq, do të japë dorëheqje nga ajo pozitë, është konfirmuar për “Novosti”.