FutbollSporti

Shqipëria në një grup me Serbinë në Kualifikueset e Botërorit

Shorti i eliminatoreve të Kampionatit Botëror të futbollit e ka vendosur Shqipërinë në një grup tejet të vështirë së bashku me Anglinë, e cila është koka e grupit dhe Serbinë.

Shqipëria është renditur në grupin K me 5 ekipe dhe pritët të mësohen edhe dy skuadrat e tjera me të cilat do të ndeshen kuqezinjtë në këto eliminatore.

Sot (e premte) në Nyon të Zvicrës po mbahet ceremonia e ndarjes së shortit për kualifikueset e Botërorit 2026.

Gjithsej 16 ekipe të UEFA-s do të kualifikohen për turneun e zgjeruar me 48 ekipe që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Kujtojmë se Kosova gjendet në vazon e katërt së bashku me kombëtare si Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Armenia etj, ndërsa Shqipëria gjendet në vazon e tretë.

Kupa e Botës do të fillojë më 11 qershor në Mexico City ndërsa do të përfundojë më 19 korrik në New Jersey.

Lajmi në përditësim…

Grupet e Botërorit 2026:

Grupi A: Fituesi Gjermani/Itali, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Luksemburgu

Grupi B: Zvicra, Suedia, Sllovenia, Kosova