Të fundit

Sinani reagon për shpërthimin në veri të Kosovës

Kryetarja e Preshevës, njëherit këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginë, Ardita Sinani ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në Zubin Potok.

Reagimi i Ardita Sinanit

Sulmi i mbrëmshëm në fshatin Varagë të Zubin Potokut, që ka dëmtuar infrastrukturën kritike me qëllim cenimin e sigurisë kombëtare është një akt i rëndë dhe i papranueshëm që cenon sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Ky sulm nuk mund të jetë ndryshe pos sulm terrorist.

Ky veprim kriminal e terrorist kërkon hetim të plotë dhe përgjegjësi maksimale për autorët. Kosova mbetet e vendosur për të ruajtur paqen dhe rendin, duke mos lejuar asnjë akt që minon sigurinë.

Në këto momente të rënda jemi me zemër me Republikën e Kosovës, institucionet dhe popullin e saj!