Të fundit

Komunikatë: Fronti për Ndryshim lidhur me 100 ditëshin e qeverisjes në Bujanoc

Humbja e priviligjeve 22 vjeçare të keqpërdorimit të gjithçkaje mbi dheun e Bujanocit i shkaktoi një temperaturë në ngritje të pangopurve politik përgjatë vetëm një 100 ditëshi.

Përveç vnerit dhe shpifjeve që i çesin me gojë, barqet akoma i kanë plotë haram nga keqpërdorimet enorme që i bënë për më tepër se dy dekada.

Sa e sa centimetra asfaltë kanë gëlltitur, sa ura i kanë ndërtuar vetëm në letër, sa kocka i kanë shtruar në ajër, sa objektet pa kritere i kanë ndërtuar, sa mëditje pa meritë i kanë paguar, sa rakinë e kanë pirë e sa mishin e kanë shijuar me paratë e taksapaguesve, sa qefet e kanaxheqet private i kanë realizuar me derivatet dhe makinat e komunës, sa të afërmin e kanë punësuar, sa të rinjëve dhe të rejave ja kanë bërë të padrejtë duke i hyrë në hak, sa e sa pleq kanë mbetur vetëm ngase bijtë dhe bijat i kanë emigruar…

Dhe sot, ngriten e shesin pallavra në emër të patriotizmit.

Dhe kush, ata që kishin bërë bashkë Sveti Apostollin dhe Pavlin, SPS-in dhe eksponentët e radikalvëve të Sheshelit.

Populli e di se si vizatoheshin në kolltuqet e kancelarive të Vranjës derisa mbi kokë u qëndronte fotografia e madhe e Sllobodan Millosheviqit-Milloshit.

Bënin gara se në cilin kamp t’i transferonin socialistët për t’ia varur njëri tjetrit.

Madje, pazaret shtoheshin kur kishin eliminimin e „kokës“ së ndonjërit, derisa tentonin ta rrëzonin dikë nga funksioni kurse të tjerët luftonin me mish e shpirt t’i ruajnë ato.

Me kë bëheshin këto matematika?
Nuk dihet se kishte ardhur ndonjë këshilltarë nga Gjilani, e as nga Lezha, por ishin disa nga këndej, nga vëllazërim-bashkimi. Kishte nga Rakovci, Levosoja, Llapardinca, Kleniki…

Mos t’i harrojmë edhe nja dy figura që për gati 18 vjet s’janë hequr nga goja.

A po ju kujtohen Mira Markoviqi dhe Zoran Stankoviqi?

Kurse sot, skenaristët dhe regjisorët e secilës përçarje në Bujanoc dhe Luginë dalin e flasin në emër të patriotizmit.

Uzurpuesit e pronës publike dhe poseduesit e banesave luksoze për secilin anëtar të familjes në Prishtinë.

Të krijohet përshtypja se këta tanë karrierën e tyre kanë bartur një plisë në kokë dhe kanë qenë të mbështjellur me flamur kuqezi.

Dy qershorin, atë ditë kur populli ia theu hundët e kishin vetëm si fillim…