Bota

Senatori amerikan: Turqia do të sanksionohet për S-400

Senatori amerikan Robert Menendez tha se SHBA do të vendosë sanksione ndaj Turqins dhe ngrirje të shpërndarjes së avionëve luftarakë F-35 në qoftë se Ankaraja vazhdon me blerjen dhe vendosjen e sistemit të mbrojtjes S-400 të marrë nga Rusia.

“Nuk ka asnjë mënyrë për të marrë të F-35. Do të ketë sanksione dhe kjo është në përputhje me ligjin. Blerja e sasive të mëdha të pajisjeve ushtarake nga Rusia është një aktivitet për të cilin penalizohet çdokush në botë, duke përfshirë edhe Turqinë”, tha Menendez në një intervistë për të përditshmen greke Kathimerini.

I pyetur nëse SHBA do ta konsiderojë vendosjen e bazave të saj ushtarake nga Turqia në Greqi në qoftë se marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë do të vazhdojë të përkeqësohen, Menendez tha se çdo gjë është e mundur.