Të fundit

Stafi i Ambasadës Amerikane viziton Preshevën

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, njoftoi se gjatë ditës së sotme priti në takim përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Serbi, përcjell MinistriaLajmeve

Njoftimi i plotë i Sinanit :

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në komunën tonë zyrtarët e Ambasadës Amerikane, Nicholas Enz – zyrtar politik, dhe Ksenia Llazoviq nga departamenti politik. Në takimin tonë, u trajtuan tema të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve tanë, me fokus të veçantë:

  • Shërbimi i detyrueshëm ushtarak
  • Pasivizimi i adresave
  • Mospranimi i diplomave të Kosovës

Këto janë shkaktarët kryesorë të emigrimit të të rinjve tanë. Ndërkohë, diskutuam edhe për çështje të tjera kritike si:

📚 Mungesa e librave shqip
🇦🇱 Përdorimi i lirë i simboleve kombëtare
📜 Mospërmbushja e marrëveshjeve ndërkombëtare, Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001, Rekonstruimin të Trupi Bashkërendues-2009 dhe Planin 7-pikësh-2013
🏗️ Mungesa e investimeve në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturë

Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane treguan gatishmërinë për të avokuar në zgjidhjen e këtyre problemeve, duke kontribuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë. 🙌

Presheva #AmbasadaAmerikane #Bashkëpunim #Zhvillim