Kryetari i komunës së Bujanoci dhe ai i Trupit Koordinues ndanë bursat për studentët
Kryetari i komunës së Bujanoci dhe ai i Trupit Koordinues ndanë bursat për studentët
“Sot, në mënyrë solemne studentëve të komunës sonë i ndamë kontratat për bursa të cilat sigurohen nga mjetet e Trupit Kordinues.
I dëshiruam suksese në betejën e tyre për dije dhe në rrugëtimin e ardhshëm jetësor.
Komuna e Bujanocit mbetet e përkushtuar që qoftë në mënyrë vetanake ashtu edhe në partneritet të mbështes arsimin duke nisur nga niveli më i ulët e deri tek ai univeristar.” ka deklaruar kryetari Arbër Pajaziti