Të fundit

Sinani takohet me Drejtorin e Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq

Kryetarja Sinani së bashku me z. Mitroviq ndanë kontratat e bursave për 4 studentë të Komunës së Preshevës.

Gjatë takimit u bisedua për disa çështje kyçe:

  • Rritjen e mjeteve të Trupit Koordinues dhe transferet e rregullta nga Ministria e Financave
  • Projektet konkrete, përfshirë Shkollën “Ibrahim Kelmendi”
  • Subvencionet për ndërmarrësit, nxënësit dhe studentët
  • Problemet socio-ekonomike të shqiptarëve të Preshevës

Një fokus i veçantë iu dha:

  • Përfundimit të fazës së parë të Zonës Industriale për hapjen e vendeve të reja të punës.

“Përveç temave të lartëpërmendura, në takim z. Mitroviq ia adresova edhe shqetësimin tim për sa i përket pasivizimit selektiv të adresave, proces ky i cili është shkelje e çdo të drejte elementare qoftë sipas Konventave evropiane apo edhe vet Kushtetutës së Serbisë.

Drejtorit të Trupit Koordinues poashtu ia shfaqa nevojën e domosdoshme që marrëveshjet e nënshkruara nga përfaqësuesit institucional të Luginës së Preshevës me Qeverinë e Serbisë, e të garantuara nga OSBE dhe Ambasadat e Quintit, të implementohen në plotëni, në mënyrë që të krijohen kushtet për vazhdim të dialogut ndërinstitucional për nevojat e shqiptarëve të kësaj treve.

Kërkesa këto, të cilat shqiptarët tashmë po i adresojnë edhe përmes protestave të mbajtura.” ka deklaruar kryetarja Ardita Sinani