FutbollSporti

Njihuni me talentin e futbollit nga Presheva, Gentrit Dalipin

Njihuni me talentin e futbollit: GENTRIT DALIPI

Nga Presheva,një yll i ri i futbollit po ngrihet në sportin e futbollit.

GENTRIT DALIPI, një emër që pritet të bëhet i njohur, është një lojtar i jashtëzakonshëm që mund të tërheq vëmendjen e tifozëve dhe profesionistëve të sportit me talentin dhe përkushtimin e tij.

Aktualisht, GENTRIT DALIPI është pjesë e ekipit të KF Drita nga Gjilani, një klub me traditë dhe histori në futbollin kosovar.

Në sezonin 2024/25, GENTRIT DALIPI pritet të bej bum ne futboll.
Ky është një tregues i rëndësishëm i besimit që trajnerët dhe stafi teknik kanë në aftësitë e tij, si dhe i përgatitjes dhe profesionalizmit të GENTRIT në çdo ndeshje.

Megjithëse vetëm 14 vjeç, GENTRIT DALIPI,është lojtari profesionist në klubin DRITA.
GENTRITI njëherit vazhdon garën në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Gjilanit(LRFGJ) për tê hyrë në Kombëtaren e Futbollit të Kosovës U15.
Ky sukses individual është falë angazhimit serioz, talentit dhe përkushtimit të tij në fushën e blertë.

Një investim në të ardhmen e GENTRIT DALIPIT është një investim në të ardhmen e futbollit të Luginës dhe Kosovës, duke sjellë përfitime të mëdha për komunitetin dhe sportin tonë.

Mbajeni në mend këtë emër:
GENTRIT DALIPI