Të fundit

Shqiptarët bëjnë të pamundurën, për vetëm 72 orë mblidhen mbi 150.000 Chf për Ervin Halimin

Për hirë të transparences ndaj personave që kanë ndihmuar, tek Konto e Fondit Humanitar kanë hyrë 107.195 Chf kurse pjesa tjetër është mbledhur nga Konto e Familjes Halimi.

Fondi Humanitar në koordinim me Familjen Halimi njofton të gjithë Shqiptarët kudo që janë, se janë mbledhur të hollat për operacionin e Ervin Halimit i cili do të realizohet në Turqi.

Me këtë rastë sot e enjte më 29.08.2024 ora 21:00 e shpallim të mbyllur aksionin për mbledhjen e të hollave për Ervinin, dhe falemnderojmë gjithë kontribuesit nga të gjitha trevat Shqiptare, sidomos Diasporën për ndihmën e ofruar.

Shpresojmë dhe besojmë se Ervini do ta kaloj me sukses Operacionin dhe do të kthehet në mesin tonë plotësisht i shëruar.

Me rrespekt

Fondi Humanitar për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë dhe Familja Halimi.