FutbollSporti

Nga pagëzimi i Messit tek marrja nga “duart” e rekordit të Peles! 16-vjeçari Lamine Yamal magjeps Euro 2024

Spanja fluturoi në finalen e Euro 2024, teksa ishte Lamine Yamal ai i cili shënoi golin e parë për skuadrën e tij në këtë gjysmëfinale.

Por goli jo vetëm për rëndësinë që kishte në atë ndeshje, por theu edhe rekordin si golashënuesin më të ri ndonjëherë në historinë e Kupave të Evropës dhe Botërorit me vetëm 16 vjet e 362 ditë jetë, duke ia marrë kështu rekordin Pele-s.

Një fat, ai i Yamal, i cili ndërthuret edhe me historinë e Leo Messit. Sulmuesi i ri spanjoll në fakt është “pagëzuar” nga legjenda e futbollit në vitin 2007.

Ashtu si vitin e kaluar, gazeta spanjolle “Sport”  vendosi të bënte një kalendar bamirësie në bashkëpunim me UNICEF, sponsor i Barcelonës së Laportës në atë kohë.

Prandaj u organizua një fushatë rekrutimi midis familjeve që kishin rënë në kontakt me organizatën ndërkombëtare për çështjet e mirëqenies dhe mes tyre ishte edhe ajo e Yamalit, i cili jetonte në Rocafonda.