Lajme

Sulmohen Policia dhe KFOR-i në Leposaviq

Një person ka sulmuar me shishe xhami automjetet zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në Leoposaviq.

Rasti ka ndodhur më 06.05.2024 në fshatin Miokovicë gjatë patrullimit të përbashkët të Policisë me KFOR-in amerikan.

Një veturë pa targa e tipit Seat, ngjyrë hiri ka bllokuar rrugën dhe pastaj ka hedhur një person ka hedhur shishe xhami drejt veturave zyrtare.

I dyshuari pas sulmit ka ikur në drejtim të disa shtëpive.

Policia së bashku me KFOR-in ka identifikuar shtëpinë dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili ka pranuar se ka bllokuar rrugën dhe ka hedhur shishen.