Lajme

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Ish-kreu i Agjencisë Serbe për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin, ka thënë se vendet perëndimore janë të shqetësuara për bashkëpunimin mes Rusisë dhe Serbisë, por se ai bashkëpunim është i fortë.

Ky bashkëpunim i shqetëson ata që i pengon Serbia e lirë. E dini, kush nuk e do Rusinë nuk është mik i Serbisë. Dhe kushdo që është mik i Serbisë nuk është armik i Rusisë. Gjithmonë ka qenë kështu”, citohet të ketë thënë Vulin, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Madje ai ka shkuar edhe më tej duke theksuar se “kush mendon keq për presidentin (Vladimir) Putin, mendon keq për (Aleksandar) Vuçiqin”.

“Kushdo që dëshiron të shkatërrojë Serbinë do (ta shkatërrojë) edhe Rusinë. Ashtu është”, ka shtuar Vulin