Lajme

Osmani në Forumin e Gruas: Lufta për drejtësi, mision i jetës

 Kosova

Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se duhet angazhuar për të mos hequr dorë në luftën për drejtësi.

“Të angazhohemi për atë, s’është vetëm punë e një forumi e as e një misioni a një mandati, por bëhet mision i jetës. Jemi bërë bashkë për dhunën që flitet për konfliktet, gratë e vajzat preken më së shumti. Ndërsa jemi bërë bashkë për t’i diskutuar këto çështje, ndiej inspirim të thellë nga gratë e Kosovës”, ka deklaruar Osmani

Sipas saj, gratë në Kosovë kanë mbijetuar në kohët më të dhimbshme.

“Rrugëtimi i tyre nuk ka qenë i lehtë”, ka shtuar ajo.