Të fundit

Kuvendi i KKSH-së kaloi propozimin për Fondin e Kosovës, dedikuar për Luginën e Preshevës

Projekt propozimi i KKSH-së për Fondin e Kosovës, dedikuar për Luginën e Preshevës

Të nderuar qytetarë

Këtë projekt propozim dhe tërë këtë proces e konsideroj si nder të jetës sime, duke pasë parasysh vullnetin që nga ky fond të përfitojnë të duhurit dhe që taksat e vëllezërve tanë nga Kosova t’i menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ky është projekt propozimi:

Arsimi:

  • Bursa për studentët e Luginës. Të përfshihen të gjithë studentët duke u kategorizuar sipas notës mesatare dhe vendit të ndjekjes së studimeve, do të përfshihen edhe studentët e vitit të parë.
  • Mbështetje financiare për nxënësit pa asnjë prind ose vetëm me një prind(prindërit e të cilëve kanë vdekur) dhe familjet që kanë 3 ose më shumë fëmijë në procesin edukativo-arsimor.
  • Mbështetje për fëmijët dhe nxënësit me nevoja të veçanta. Projekte që kanë në fokus këtë kategori.
  • Shkollat fillore dhe të mesme që kanë projekte e vizion për të digjitalizuar mësimin ose për të avancuar metodat e mësimdhënies. Paisja e shkollave me kabinete, tabela interaktive.
  • Çerdhet – paisje me mjete inovative për edukimin e fëmijëve.
  • Fond për stimulimin e nxënësve më të mirë të shpallur nëpër shkollat shqipe.
  • Tekstet mësimore për nxënësit e shkollave fillore.

Kultura:

  • Finacimi i projekteve të Shoqërive Kulturoro-Artistike
  • Financimi i projekteve që mbrojnë dhe promovojnë vlerat dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.
  • Financimi i projekteve të institucioneve (Shtëpitë e Kulturave, bibliotekat, qendra e Sportit).
  • Financimi i projekteve të shkollave të sportit, klubet e sportit.
  • Fond i veçantë për përkrahjen e talentëve të rinjë (përkrahje individuale për të rinjët e dëshmuar në arsim, kulturë, sport).
  • Grupet joformale që kanë projekte në fushat e kulturës dhe nismat individuale të personave me ide kreative.
  • Fond për aktivitete lobuese për sensibilizimin e çështjes së Luginës nëpër institucionet relevante ndërkombëtare.

Përdorimi gjuhës dhe simboleve:

  • Financimi i projekteve që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Presheves në fushat e veprimit të KKSH.
  • Financimi i projekteve mbi funksionimin e sistetmit në respektimin e gjuhës shqipe në institucionet publike.
    -Krijimi i kapaciteteve fizike për zhvillimin e identitetit kombëtar.

Informimi:

  • Avancimi i informimit në gjuhën shqipe
  • Sensibilizimi kundër diskriminimit dhe shkeljes së të drajtave fundamentale të shqiptarëve.
  • Hulumtime për pozitën e vështirë të shqiptarëve në fushat përkatëse të veprimtarisë së KKSH-së.

Ky projekt propozim ka kaluar në seancën e Këshillit Kombëtar Shqiptar.