Lajme

Vendimi për dinarin/ Hapen degë për serbët e Kosovës afër vendkalimeve kufitare

Banka e Kursimeve Postare e Serbisë ka hapur katër degë në afërsi të katër pika kufitare me Kosovën.

Sipas njoftimit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, kjo është bërë me qëllim që qytetarët serbë të Kosovës të marrin pagesat e tyre.

“Këto degë janë vendosur në lokacione sa më të afërta nga vendkalimet, duke qenë se një zgjidhje e tillë teknike është e vetmja e realizueshme në rrethanat që ndodhemi”,thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se këto degë do të jenë të hapura çdo ditë pune dhe të shtunën nga ora 09:00 deri në orën 17:00.

Sipas kësaj zyre, një gjë e tillë vjen pas vendimeve të njëanshme të Kosovës, siç e quajnë ata rregulloren e Bankës Qendrore e cila thotë se e vetmja valutë në Republikën e Kosovës është euro.

Pikat janë në Merdare, Jarinjë, Bernjak dhe Konçul.