Kamberi pronocohet pas takimit me Vuçiq: Nuk besoj se do të ketë marioneta ndër shqiptarët për të pranuar poste qeveritare në Beograd
Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka theksuar sot se në këto rrethana nuk do të kishte shqiptar që do të pranonte ndonjë post qeveritar në Beograd dhe kështu të bëhet marionetë e pushtetit.
“ Na kanë thënë edhe miqtë ndërkombëtar se “Plani 7 pikësh” për shqiptarët e Luginës është edhe Bibël dhe Kur’an”, andaj nuk duhet hequr dorë nga ky fakt, tha Kamberi, raporton FOLonline.
Deputeti i vetëm shiptar tha se me presidentin Vuçiq nuk kanë folur konkretisht për oferta pozitash ngase paraprakisht i ka patur në tavolinë kërkesat tona, theksoi ndër të tjera Kamberi.
Bashkë me Kamberin, në konferencë po marrin pjesë edhe kryetari i KKSH, Nevzad Lutfiu dhe personi i autorizuar pranë listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, Rahim Salihi.